Federata e Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH), zhvilloi një takim me punonjësit e Insitutit të Sigurimeve Shoqërore Rajoni Korçë ku u diskutua në lidhje me zbatimin e Kontratës Kolektive, përsa i përket pagave, kushteve të punës, shpërblimit, etj.
Gjatë diskutimeve nga punonjësit u vlerësua pozitive puna e bërë nga KSSH/ FSAPSHCSH për:
rritjen e pagave në mënyrë të konsiderueshme për të gjithë punonjësit e ISSH gjatë këtyre dy viteve,
Z. Kol Nikollaj, Presidenti i KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise u shpjegoi punonjësve për situatën social-ekonomike dhe për punën që po bën KSSH në mbështetje të punonjësve, anëtarë të KSSH, si edhe për rritjen e pensioneve.
Në cilësinë e Zëvëndës Kryetarit të Këshillit Administrativ të ISSH mori përsipër që ky bord të shqyrtojë kërkesën e FSAPSHCSH, sjellë nga punonjësit, për njohjen e viteve të vjetërsisë në punë, ku në këtë institucion, ndryshe nga gjithë të tjerat njihet deri në 12 vjet dhe të bëhet deri 25 vjet, siç edhe e kanë institucionet e tjera.
Znj. Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e FSAPSHCSH, shprehu vendosmërinë për të vazhduar punën në mbështetje të punonjësve, adresimit të gjithë problematikave që do të kenë dhe bashkëpunimin me punonjësit jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre të fituara tashmë, por edhe për të luftuar së bashku për të rritur përfitimet dhe përmirësuar kushtet e punës.
Z. Ergi Kafazi, Koordinator i KSSH për Qarkun Korçë, diskutoi mbi angazhimin dhe punën e KSSH deri tani dhe theksoi mbështetjen në vazhdimësi.
Në fund u bë edhe një takim me Këshillin Sindikal të ISSH Korçë për të vendosur mbi punën dhe prioritet e përbashkëta në ecurinë në vazhdim.