Z. Röpke gjatë vizitës së tij në Shqipëri bëri një takim me Anëtarët Kandidatë të Zgjerimit, një iniciativë dhe angazhim i ndërmarrë nga ai për të përfshirë partnerët socialë dhe shoqërinë civile të vendeve kandidate për në BE, në punët dhe opinionet e EESC, si institucioni i parë Europian që ka hapur derën duke i bërë pjesë të dëgjohen, të dëgjojnë, të përfshihen dhe të jenë pjesë aktive e procesit të integrimit nëpërmjet një iniciative të posaçme.
Ai edhe njëherë theksoi se mbetemi të përkushtuar për të përforcuar iniciativën e Anëtarëve Kandidatë të Zgjerimit, duke siguruar që partnerët socialë dhe Shoqëria Civile të formësojnë të ardhmen e një Evrope të zgjeruar dhe të bashkuar.
Gjatë takimit anëtarët e KSSH-së vlerësuan dhe falenderuan personalisht Z. Röpke, i cili që në fillim të mandatit të tij u angazhua për të siguruar që partnerëve socialë tu hapej dera dhe bëri të mundur falë këmbënguljes dhe përkushtimit të tij që EESC të ishte institucioni i parë ku Anëtarët janë pjesë e familjes dhe dëgjohen.