INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i lidershipit të KSSH me Z. Markus Ruck, specialist i lartë i ILO për çështjet e Mbrojtjes Sociale dhe Znj. Zhuljeta Harasani, Koordinatore e ILO-s për Shqipërinë.

Në kuadrin e projektit të Përshpejtuesit Global GA: Punë e Denjë dhe Mbrojtje Sociale për Tranzicion të Drejtë”, Z.Kol Nikollaj, President i KSSH dhe Zj. Anisa Subashi Zv.Presidente e KSSH në Selinë e UNDP, në Zyrat e ILO-s në Tiranë, u takuan me Z.Markus Ruck, specialist i lartë i ILO për çështjet e Mbrojtjes Sociale dhe Znj. Zhulieta Harasani, Koordinatore e ILO-s për Shqipërinë.
Duke qënë se Z.Ruck ishte në Tiranë për takimin e Komitetit Drejtues të Projekti “Përshpejtuesi Global GA: Punë e Denjë dhe Mbrojtje Sociale për Tranzicion të Drejtë”, ku KSSH është pjesë e këtij projekti, në këtë kuadër ai organizoI një takim, në zbatimin e mbështetjes teknike të ILO në Shqipëri në kuadrin e Programit Kombëtar të Punës së Denjë 2023-2026 (PKPD).
Ky projekt i përbashkët i OKB, ashtu sikurse e gjithë asistenca teknike e ILO në kuadrin e PKPD 2023-2026, synonjnë ndërhyrje transformuese në tregun e punës në  me objektiv formalizimin, kushte pune të denja, fuqizim ekonomik të shtresave më vulnerabël, gra, të rinj etj., pensione të denja, një klimë të favorshme biznesi etj.
Gjatë takimit Z. Kol Nikollaj e informoi Z. Ruck mbi situatën në Shqipëri, atë ekonomiko-sociale, dialogun social, Këshillin Kombëtar të Punës, Sindikatat, punën e ILO, pagat, pensionet dhe mbrojtja Sociale, duke I dhënë për këto 3 të fundit edhe propozime konkrete se si mund punohet dhe përmirësohet, duke theksuar edhe se përcaktimi i minimumit jetik është një kërkesë dhe prioritet I punës së KSSH-së.
Share