INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Masakra mjedisore e Albchrome në Elbasan, prokuroria sekuestron 300 tonë pluhur kancerogjen nga Uzina e Ferrokromit.

Një sasi prej 300 tonësh pluhur kancerogjen në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, në pronësi të firmës koncesionare “Albchrome”, është sekuestruar nga prokuroria, në kuadër të dosjes hetimore ndaj firmës koncesionare. Skandali u zbulua pak ditë më parë nga një raport i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, e cila doli në përfundimin se sasi të mëdha të dala nga Uzina janë tepër të dëmshme për të gjithë punëtorët e banorët e zonës, madje shkaktojnë sëmundje të rënda.
Kompania Koncesionare Albchrome, bën bilance tepër të dyshimta, madje gjatë dy viteve të fundit që ka raportuar, ajo i ka nxjerrë me humbje, në shifra të mëdha.
Nëse humbja në vitin 2024 ka qenë rreth 720 mijë euro, në vitin 2025, e njëjta kompani ka nxjerrë bilancin me humbje në një shifër tepër të lartë, plot 15 milionë euro.
(materiali i parë në Gazeta Korrieri: https://gazetakorieri.com/2026/11/07/masakra-mjedisore-e-albchrome-ne-elbasan-prokuroria-sekuestron-300-tone-pluhur-kancerogjen-nga-uzina-e-ferrokromit/?fbclid=IwY2xjawVeYn1leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR-d6O-36SAyH0NRbj7kQWSs96hs-HGMFLv9hma_QDvN1t2iZ8Iz28bDEotgZw_aem_B8Xg9jvuNB3cpGcl9t71JQ)
Share