INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Ri-nënshkrimi i Kontratës Kolektive ndërmjet Bashkisë Kolonjë dhe Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH, anëtare e KSSH-së

Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, Znj. Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e FSAPSHCSH , Z. Ergi Kafazi, Koordinator i KSSH-së për Qarkun Korçë dhe Z. Fatjon Feka, Kryetar i Sindikatës në Bashkinë Kolonjë, ishin në Bashkinë Kolonjë, ku Znj. Subashi ri-nënshkroi Kontratën Kolekteve të Punës me Z. Erion Isai, Kryetarin e Bashkisë Kolonjë.
Në takim ishin edhe Zëvendës Kryetarët dhe Sekretarja e Përgjitshme e Bashkisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi çështje të ndryshme që shqetësojnë punonjësit e kësaj Bashkie, mbi Kontratën Kolektive të Punës, bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, etj.
Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet Bashkisë dhe FSAPSHCSH për çështje në interes të punonjësve dhe se KSSH do të jetë mbështetëse për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
Znj. Subashi e vlerësoi bashkëpunimin deri tani dhe veçanërisht falenderoi për rritjen e pagave, jo vetëm për administratën, por për të gjithë punonjësit, që nga 1 Dhjetori 2024, me 100 mijë lekë (të vjetra) dhe për punonjësit e policisë së kësaj Bashkie me 200 mijë lekë (të vjetra). Federata do vazhdojë të bashkëpunojë për çështje të punonjësve për marrëdhëniet e punës dhe mbështesë edhe Bashkinë në çështje që duhet adresuar dhe kanë nevojë për një vëmendje të shtuar nga institucione të niveleve më të larta dhe me mbështetjen e plotë edhe të KSSH-së.

Share