06.05.2026 – Bashkia Gramsh
Seminar “Zëri i punëtorëve, Forca e Sindikatës” me anëtar të Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH.
FSAPSHCSH, KSSH dhe Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH), në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit, Zyra Tiranë zhvilluan një seminar me pjesëmarrjen e 35 anëtarëve të FSAPSHCSH, nga Bashkia Gramsh, (ndërmjet të cilave ka kontratë kolektive) nën moton “Zëri i punëtorëve, Forca e Sindikatës”.
Këtë aktivitet e përshëndetën edhe:
Z. Albert Ceci, Nën Prefekt i Gramshit, i cili vlerësoi përzjedhjen e organizimit të këtij aktiviteti në Gramsh, duke theksuar se nisma të tilla kontribuojnë në fuqizimin e zërit të punonjësve dhe në ndërtimin e një administrate më të drejtë dhe më përfaqësuese. Ai gjithashtu thekspi se sa e rëndësishme është të organozohesh në Sindikatë, duke treguar eksperiencës personale si pjesë e KSSH para mbi 10 vite dhe kontributit të tij të dhënë si drejtues i Sindikatës në srktorin e arsimit.
Bruna Hylviu, Oficerja e projektit e Qendrës së Solidaritetit vlerësoi bashkëpunimin prej vitesh mjaft të mirë me KSSH dhe FSAPSHCSH, si dhe profesionalizmin dhe seriozitetin që i jep KSSH / FSAPSHCSH informimit, rritjes së kapaciteteve, trajnimeve të anëtarëve të saj.
Jonuz Hysa, Koordinatori i KSSH për Qarkun Elbasan theksoi se organizimi dhe bashkimi në Sindikatë, jo vetëm që është shumë i rëndësishëm, por sjell edhe mbrojtje dhe përfitim për të gjithë anëtarët. Si pjesë e Sindikatës prej mbi 25 vitesh ai tregoi mbi eksperiencën e tij personale.
Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e FSAPSHCSH dhe Drejtore e QTSSSH referoi mbi dy tematika që lidhen me:
–Zërin e punëtorëve, Sindikalismin, fuqinë punëtare, FSAPSHCSH, organizimin sindikal, historik të lëvizjes sindikale, etj.
–Legjislacioni i Punës në Shqipëri: Burimet e mbrojtjes, e drejta e punës, Kodi i Punës.
Pjesë e rëndësishme e seminarit ishte dhe puna në grup në formën e paraqitjes së nevojave, kërkesave dhe punën që duhet të bëjë sindikata në bashkëpunim dhe ndërveprim të ndërsjelltë me anëtarët.


