Znj. Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH, anëtare e Komitetit Rinor të PERC, në datat 03-04 Mars 2025, në Zyrat Qendrore të ITUC në Bruksel, mori pjesë në takimin e Komitetit Rinor të PERC.
Në këtë takim u diskutua mbi axhendën e punës së Komitetit për mandatin e ardhshëm, prioritetet dhe veprimtaritë që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe, angazhimin që do transmetohet në nivelet konfederative, etj.
Në jëtë takim ishin:
Z. Anton Leppik, Sekretar Ekzekutiv i ITUC/ PERC, i cili theksoi rëndësinë që kanë të rinjtë dhe Rrjetet e të Rinjve në organizatat konfederative, për të forcuar dhe shtyrë përpara prioritetet e punës së Konfederatave dhe për të sjellë frymën e enrgjisë, Inovacionit, etj.Angazhimi i tyre padyshim që i jep vlerë organizatës.
Z. Todd Brogan, Drejtor i Fushatave dhe Organizimit, i cili shpjegoi mbi fushatat e ndërmara nga ITUC, sidomos atë “Për Demokracinë”, “Për punonjësit e platformës”, etj., Znj. Nikollaj informoi se KSSH është e angazhuar në mënyrë aktive në këto fushata, ku madje një ditë para Kongresit të KSSH të 9 Nëntor 2024 i kushtoi një Konferencë ndërkombëtare “Për Demokracinë” dhe është në përpilimin e një plani pune për punonjësit e platformës.
Komiteti Rinor i PERC mbetet i angazhuar në fuqizimin e të rinjve dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, duke nxitur pjesëmarrjen aktive dhe solidaritetin sindikal.