INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH ngre problematikat e punëmarrësve në Këshillin Konsultativ Trepalësh Rajonal në Vlorë.

U zhvillua mbledhja e parë për vitin 2026 e Këshillit Konsultativ Trepalësh Rajonal në Prefekturën e Vlorës, ku Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, si organizata sindikale më përfaqësuese dhe më aktive në këtë këshill, mori pjesë aktive në diskutimet mbi problematikat e tregut të punës dhe marrëdhënieve të punës në rajon.

Këshilli Konsultativ Trepalësh Rajonal bashkon përfaqësues të organizatave të punëmarrësve, punëdhënësve dhe institucioneve shtetërore, me qëllim krijimin e një platforme të përbashkët dialogu, bashkëpunimi dhe adresimi të çështjeve që prekin punonjësit dhe zhvillimin e tregut të punës në nivel rajonal.

Gjatë mbledhjes u prezantua draft-plani i punës për vitin 2026, ndërsa përfaqësuesi i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë ngriti një sërë problematikash që lidhen me kushtet e punës, mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, sigurinë në punë dhe nevojën për forcimin e dialogut social në rajon.

Në emër të KSSH-së u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional dhe u kërkua angazhim konkret nga institucionet kompetente për adresimin e problematikave dhe shqetësimeve të paraqitura nga përfaqësuesit e punëmarrësve.

Share