INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power
9.04.2026 –  Peshkopi
Seminar “Zëri i punëtorëve, Forca e Sindikatës” me anëtar të Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH
FSAPSHCSH, KSSH dhe Qendra e Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH), në bashkëpunim me Qendrën e Solidaritetit, Zyra Tiranë zhvilluan një seminar me pjesëmarrjen e 35 anëtarëve të FSAPSHCSH, nga ky rajoni Dibër, nën moton “Zëri i punëtorëve, Forca e Sindikatës”.
Këtë aktivitet e përshëndetën edhe :
Z. Sajmir Kojnozi, Zëvendës Kryetar i Bashkisë Dibër, i cili vlerësoi përzjedhjen e organizimit të këtij aktiviteti në Dibër, duke theksuar se nisma të tilla kontribuojnë në fuqizimin e zërit të punonjësve dhe në ndërtimin e një administrate më të drejtë dhe më përfaqësuese. Në kuadër të proçesit të integrimit europian, dialogu social është një nga kriteret e vendosura prandaj është për tu vlerësuar që zëri i punonjësve të jetë përfaqësues dhe aktivitete të tilla do të shërbejnë si një platformë e rëndësishme për nxitjen e dialogut social, shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet palëve, me synim rritjen e rolit të sindikatave dhe përfaqësimin dinjitoz të punonjësve të administratës publike.
Znj. Donika Hyseni, Sekretare e Përgjithshme e Prefekturës Dibër, e cila po ashtu shprehu jo vetëm vlerësimin e saj të lartë për bashkëpunimin e frytshëm dhe konstruktiv me Federatën, e cila është një partner i rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të punonjësve dhe në përmirësimin e kushteve të punës. Dialogu i hapur dhe mirëkuptimi i ndërsjellë kontribuojnë ndjeshëm në arritjen e objektivave të përbashkëta në shërbim të komunitetit.
Bruna Hylviu, Oficerja e projektit e Qendrës së Solidaritetit vlerësoi bashkëpunimin prej vitesh mjaft të mirë me KSSH dhe FSAPSHCSH, si dhe profesionalizmin dhe seriozitetin që i jep KSSH / FSAPSHCSH informimit, rritjes së kapaciteteve, trajnimeve të anëtarëve të saj.
Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e FSAPSHCSH dhe Drejtore e QTSSSH referoi mbi dy tematika që lidhen me:
✅ Zërin e punëtorëve, Sindikalismin, fuqinë punëtare, FSAPSHCSH, organizimin sindikal, historik të lëvizjes sindikale, etj.
✅ Legjislacioni i Punës në Shqipëri:
Burimet e mbrojtjes, e drejta e punës, Kodi i Punë.
U zhvilluan edhe punë në grup, si edhe lojë interaktive seminari, ku pjesëmarrësit ishin aktiv gjatë gjithë seminarit.
Share