Kënaqësi të mirëprisnim në selinë e re të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) një grup studentësh nga fondacioni gjerman, Hans-Böckler-Foundation.
Gjatë kësaj vizite studimore, diskutuam mbi historikun e lëvizjes sindikale në Shqipëri para dhe pas periudhës së komunizmit, si dhe mbi rolin e KSSH-së si një nga konfederatat më përfaqësuese të punonjësve në vend. Presidenti Kol Nikollaj ndau me studentët eksperiencën dhe perspektivën mbi zhvillimin e sindikatave dhe sfidat e kohës. Ai dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSPTTSH-së Tonin Gjinaj folën mbi sfidat aktuale të lëvizjes sindikale dhe rëndësinë e forcimit të dialogut social.
Gjithashtu, u ndalëm në mënyrën se si KSSH ka arritur të përfshijë gratë dhe të rinjtë në strukturat vendimmarrëse, jo vetëm në anëtarësi.
Një shkëmbim i vlefshëm idesh dhe eksperiencash mbi të drejtat e punës, situatën socio-politike në vend, organizimin sindikal dhe sfidat e të rinjve në botën e punës sot.

