Konferenca Kombëtare e Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian, me temë “Përtej Tryezës së Negociatave: Një Përfshirje Kuptimplotë në Procesin e Anëtarësimit në BE”, si dhe në forumin civil kushtuar rritjes së transparencës dhe llogaridhënies mbi buxhetin e sistemit të drejtësisë.
Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë si përfaqësuese të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë:
1- Anisa Qose, Sekretare e Peëgjithshme e Federatës së Bujqësisë Ushqimit Pylltarisë Peshkimit dhe Ambjentit të Shqipërisë (Juriste), anëtare e KSSH-së.
2- Ueda Mici, Anëtare e Presidencës Ekzekutive të KSSH-së.
Diskutimet konfirmuan edhe një herë se procesi i integrimit evropian nuk është vetëm një sfidë institucionale, por një angazhim i përbashkët që kërkon pjesëmarrjen aktive të shoqërisë civile, partnerëve socialë, akademisë, biznesit dhe qytetarëve. Vetëm përmes dialogut të hapur dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm mund të sigurojmë që reformat të jenë gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe në shërbim të interesit publik.
Partnerët social dhe shoqëria civile kanë një rol të pazëvendësueshëm në monitorimin e reformave, në promovimin e transparencës dhe në forcimin e llogaridhënies së institucioneve. Përfshirja e tyre në procesin e integrimit evropian kontribuon në ndërtimin e politikave më efektive, më të drejta dhe më pranë nevojave të qytetarëve.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua transparencës në menaxhimin e fondeve publike dhe nevojës për një sistem drejtësie më të hapur, më efikas dhe më të përgjegjshëm ndaj qytetarëve. Forcimi i këtyre standardeve është një element kyç në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
Në një kohë kur procesi i zgjerimit është rikthyer në qendër të vëmendjes së BE, Shqipëria ka një mundësi të rëndësishme për të përshpejtuar reformat dhe për të avancuar në rrugën e saj evropiane. Kjo kërkon jo vetëm angazhim institucional, por edhe mbështetje të gjerë shoqërore dhe një kulturë të fortë bashkëpunimi.
Integrimi evropian është më shumë se një objektiv politik; ai është një projekt kombëtar që synon të garantojë më shumë demokraci, zhvillim, mirëqenie dhe mundësi për çdo qytetar shqiptar.
Së bashku për një Shqipëri më të fortë, më transparente dhe plotësisht pjesë të familjes evropiane.


