INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH/LRDR – Aktiviteti hapës i projektit “Marrëdhëniet e Punës në Rajonin e Danubit”.

17.06.2026-19.06.2026
ŌGB, Austri Vjenë – KSSH/LRDR
KSSH mori pjesë në aktivitetin hapës të projektit “Marrëdhëniet e Punës në Rajonin e Danubit” (LRDR), i cili mblodhi së bashku përfaqësues të sindikatave, organizatave rinore dhe politikëbërës nga vendet e Rajonit të Danubit dhe më gjerë, për të diskutuar mbi të ardhmen e punës, dialogun social, pjesëmarrjen e të rinjve dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
KSSH u përfaqësua në këtë Konferencë Hapëse nga:
Kol Nikollaj, President i KSSH-së,
Anisa Subashi, Drejtore e QTSSSH-së
Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH-së dhe Koordinatore e projektit LRDR për Shqipërinë.
Në panelin “Zëra të Rinj, Zgjedhje Evropiane: Pjesëmarrja, Demokracia dhe Zgjerimi i BE-së në Rajonin e Danubit”, Dirida Nikollaj, Koordinatores e Rrjetit të Rinisë, prezantoi perspektivën e të rinjve punëtorë nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, duke theksuar sfidat që lidhen me punësimin e pasigurt, emigracionin e të rinjve, nevojën për punë të denjë, paga të drejta dhe përfshirje reale në proceset vendimmarrëse por dhe që KSSH ka qenë ndër organizatat sindikale që ka investuar vazhdimisht në përfshirjen e të rinjve, jo vetëm si anëtar të saj apo pjesëmarrës në aktivitete, por si aktorë aktivë në strukturat e saj.
Po aq e vlefshme ishte pjesëmarrja në workshop-in për Koordinatorët mbi organizimin rinor dhe komunikimin në rrjetet sociale, ku u shkëmbyen përvoja dhe praktika nga Austria dhe vendet pjesëmarrëse mbi mënyrat e angazhimit të të rinjve në lëvizjen sindikale duke përdorur mjetet digjitale për forcimin e organizimit.
Përvojat, idetë dhe bashkëpunimet e krijuara gjatë këtyre ditëve do të shërbejnë si bazë për aktivitetet që do të zhvillohen në Shqipëri përmes workshop-eve në shkolla dhe iniciativave të tjera të projektit LRDR.
Siç KSSH është shprehur gjithnjë “E ardhmja e punës nuk ndërtohet për të rinjtë, por bashkë me ta”.
Share