INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Forumi i 9-të i Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor

Këshilli Social Ekonomike Europian – EESC, organizoi në Selanik Forumin e 9-të të Shoqërisë Civile BE-Ballkani Perëndimor, i cili është një ngjarje dyvjeçare që ofron një mundësi unike për të bashkuar një gamë të gjerë përfaqësuesish të shoqërisë civile nga të dy rajonet.
Temat kryesore të këtij takimi ishin:
🔹️ Gjendja e demokracisë në Evropën Juglindore: shoqëria civile “test shëndetësor” në rrugën drejt zgjerimit të BE-së;
🔹️ Viti Evropian i Aftësive 2023:
–        Zhvillimi i aftësive gjatë gjithë jetës në Evropën Juglindore, përmes Arsimit dhe Formimit Profesional Fillestar dhe të Vazhdueshëm (AFP dhe CVET);
–        Arsimi, Aftësitë dhe Garancia për Rininë në Ballkanin Perëndimor;
–        Trajnimi i vazhdueshëm, ngritja e aftësive dhe rikualifikimi në Ballkanin Perëndimor;
🔹️ Kontributi i shoqërisë civile në zbatimin e Axhendës së Gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Evropës Juglindore.
KSSH në këtë takim përfaqësohej nga Z. Gerald Kola, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës se Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë  anëtare e KSSH-së dhe anëtar I KëshillitKombëtartëPunës.
Gjatë këtij takimi u zhvillua edhe një takim me Kryetarin e EESC, Z. Oliver Röpke me Sindikatat e Shqipërisë, dhe Maqedonisë së Veriut për të diskutuar për hapat e mëtejshëm për përfshirjen e tyre në punimet e EESC dhe ku shprehu përkushtimin për të mbështetur punën e tyre dhe që ishin të hapur për rinisjen e JCC BE-Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri.
Share