INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Mbledhje e Presidencës Ekzekutive (të zgjeruar) të KSSH.

Tiranë 14 shtator 2026-  Mbledhje e Presidencës Ekzekutive (të zgjeruar) të KSSH.
Në selinë e KSSH u mblodh PE e KSSH (e zgjeruar) e cila shqyrtoj situatën organizative të KSSH-së dhe miratoi projekt-vendimet që do t’i paraqiten mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KSSH-së e cila do mblidhet sipas Statutit të KSSH-së me datë 18 shtator në Tiranë
PE (e zgjeruar) miratoi një Platformë konkrete ndryshimi dhe përmirësimi të gjithë aktivitetit të KSSH-së. Kjo Platformë synon forcimin e organizimit në bazë, përmirësimit dhe konsolidimin e gjendjes ekonomike dhe sociale të antarsisë sindikale, si dhe rritjen e rolit të sindikatës në mbrojtjen dhe përfaqësimin dinjitoz të punëmarrësve. Platforma e ndryshimit dhe konsolidimit organizativ dhe financiar të KSSH-së, e cila do miratohet nga AP e KSSH me datë 18 shtator mbështetet në disa shtylla kryesore.
  1. Rritja dhe zgjerimi i antarsisë sindikale.
  2. Forcimi i organizimit dhe funksionimit në bazë.
  3. Zbatimi i Statutit, rregulloreve dhe gjithë vendimmarrjes nga të gjitha strukturat sindikale.
  4. Zhvillimi ritmik i zgjedhjeve në bazë dhe plotësimi i vakancave sipas Statutit të KSSH-së.
  5. Përmirësimi i situatës ekonomike dhe administrimit financiar.
  6. Angazhimi më aktiv i Sindikatave në mbrojtjen dhe përfaqësimin e punëmarrësve.
  7. Rritje dhe performancë në komunikim dhe transparencë në çdo vendimmarrje.
  8. Përgjegjësi dhe llogaridhënia sipas Statutit të KSSH nga të gjitha strukturat sindikale.
Kjo platformë ka për synim: Një KSSH më të fortë në organizim dhe përfaqësim, më të madhe në antarsi, më e qëndrueshme ekonomikisht, më demokratike në funksionim dhe më aktive në efektive në ballafaqimet me punëdhënësit dhe strukturat shtetërore e publike.
Share