Takim i lidershipit të KSSH-së me Kryetarin e Bashkisë Vlorë, Z. Ermal Dredha, ku pasi i uruan suksese në detyrën e tij, e njohën me situatën dhe problematikat e punonjësve për kushtet e punës, pagat dhe mirëqenien e tyre në përgjithësi, jo vetëm si puntorë por edhe si qytetar të Vlorës.
Z. Dredha u angazhua se do të vazhdojë bashkëpunimi I frytshëm ndërmjet Bashkisë Vlorë dhe KSSH-së me synim rritjen e një partneriteti social efektiv dhe angazhimin e tij për të dëgjuar çdo problematikë dhe gjetur mënyrat më efektive të zgjidhjes, si dhe zbatimin korrekt të kontratës kolektive të punës.