Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë, #FSAPSHCSH, anëtare e KSSH-së, zhvilloi një takim pune me Z. Agron Malaj, Kryetar i Bashkisë Mat ku temë diskutimi ishin marrëdhëniet e punës, çështje që lidheshin me punonjësit, forcimi i bashkëpunimit në përfitim dhe përmirësim të drejtave të punonjësve, ecuria e zbatimit të Kontratës Kolektive, prioritete të fokusit të punës dhe bashkëpunimit në të ardhmen, etj.
Ky ishte takimi i radhës që Sekretarja e Përgjithshme e FSAPSHCSH po zhvillon në të gjitha institucionet ku ka kontrata kolektive, dhe jo vetëm, si me punëdhënësit dhe anëtarë të saj.