INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Tiranë më 23.01.2023

Në ambientet e Hotel TiranaInternational nën kujdesin e ILO-s u nënshkrua për të gjashtën herë radhazi Programi Kombëtar i Punës së Denjë për Shqipërinë 2023-2026.
Ky  memorandum bashkpunimi tre palësh garanton mbështetjen e Qeverisë Shqiptare- Org.Punëdhënësve -Org.Punëmarresve për të garantuar treg pune të denjë dhe fleksibël në vendin tonë nëpërmjet përqendrimit në tre prioritete kryesore:
●Mbrojtje dhe siguri më të mirë në vendin e punës.
●Punësim të drejtë , gjithëpërfshirës dhe produktiv.
●Dialog social efektiv dhe të përmirësuar.
Nënshkrimi i kësaj Marveshje u bë në prani të Znj.Fiona Mcclunney- Koordinatore Rezidente e Agjencive të OKB në Shqipëri, Z.Frans Koller Drejtor i ILO-s për Euro-Azinë i cili ishte on-line, Z. Markus Pilgrim, Drejtor i Zyrës së ILO DWT/CO në Budapest
Për Qeverinë Shqiptare nënshkroi znj. Delina Ibrahimaj Ministre e MFE,
Në emër të KSSH , Programi Kombëtar i Punës së Denjë u nënshkrua nga Presidenti i KSSH , Z. Kol Nikollaj i cili në përshëndetjen e tij ;Vlerësoj arritjet duke kërkuar që ILO duhet të jetë më e vëmendshme me qeveritë autokratike të cilat Sindikatat i vendosin para faktit të kryer.Ndëra Qeveria Shqiptare duhet të kushtojë më shumë rëndësi dialogun social dhe promovimit e efektivitetit të tijë duke bashkëpunuar me ndershmëri dhe seriozitetin e duhur me të dy aktoret social dhe jo vetëm me biznesin.Ai tha se Dialogu Social ka një rol kryesor, në proceset e vendimmarrjes për politikat e punësimit dhe të rritjes së mirqënies, e sidomos ato të proceseve integruese të vendit tonë në BE. Presidenti i KSSH , garantoi gjithë mbështetjen dhe përkushtimin institucional të KSSH , si nje aktor dhe faktor potencial dhe më i perfajqësuari në Shqiperi për realizimin me sukses të këtij Programi i cili do zgjasë deri në vitin 2030 me rishikim të tijë në vitin 2026.
Share