INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH kërkon nga Qeveria rritjen e menjeherëshme të Pagës minimale nga 26.000 lekë në 30.000 lekë në muaj

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) i kerkon Qeverise shqiptare rritjen e menjehereshme te Pages Minimale ne 30 mije leke ne muaj.

Paga minimale është një nga elementet më të rendesishem në politikat ekonomike dhe sociale qe shteti duhet te kete ne konsiderate.

Efektet e rritjes se Pages minimale jane te shumta, sidomos tek punemarresit nga ana psikologjike dhe motivuese, ashtu dhe tek punedhenesit dhe ekonomia e vendit ne tersi, kjo ka ndikim mjaft pozitiv.

Rritja e Pages minimale ndikon jo vetem ne motivimin e rritjen e ptoduktiviteti ne pune, por dhe ne formalizim e mirstrukturim me te mire te tregut te punes.

Ajo ndikon pozitivisht ne punesim, shperndarje me te drejte te ardhurave dhe stabilitetin e nivelit te çmimeve.

Rritja e Pages minimale jep efekt pozitiv direkt ne rritjen e te ardhurave te punonjesve me paga te uleta dhe te pa kualifikuar. Ajo jep efekte pozitive ne uljen e varferise dhe mirperdorimin e programeve te ndihmes ekonomike.

Duke rritur pagen minimale do kemi ndikim pozitiv ne punesimin me ore, ne shpenzimet e firmave te bizneseve, ne qarkullimin monetar, ne rritjen e konsumit, ne rritjen dhe permirsimin e performances ne sigurimet shendetesore e shoqerore, duke garantuar suksesin e reformes se re te pensioneve.

Rritja e Pages minimale redukton privimin social dhe ul e eleminon kriminalitetin.

Mbi te gjitha rritja e Pages minimale mbron kapitalin human nga shfrytezimi i pa drejte dhe i keq paguar per punen qe kryen.

Prandaj Asambleja e Pergjitheshme e KSSH-se kerkon nga Qeveria Shqiptare rritjen e menjehereshme te Pages minimale nga 26.000 leke ne 30.000 leke ne muaj.

Share