INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi i 3-të i Këshillit të Përbashkët Konsultativ BE–Shqipëri (JCC).

U zhvillua Takimi i 3-të i KPK-së BE–Shqipëri (JCC), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve europiane dhe shqiptare, organizatave të punëdhënësve dhe sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile.
Takimi u bashkëdrejtua nga Juliana Hoxha dhe Violeta Jelić, ndërsa ndër folësit kryesorë ishin Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, Kreu i Seksionit Politik të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, André Rizzo, si dhe përfaqësues të institucioneve, biznesit, shoqërisë civile dhe partnerëve socialë.
Konfederata Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) u përfaqësua nga Dirida Nikollaj, e cila përcolli qëndrimet e KSSH-së të shprehura vazhdimisht në tryezat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke theksuar nevojën për një dialog social real dhe efektiv, përfshirjen e partnerëve socialë në proceset vendimmarrëse, forcimin e negociatave kolektive dhe garantimin e respektimit të të drejtave të punëtorëve.
Në të njëjtin sesion, Valerie Cović, Attaché për Bashkëpunimin me Shoqërinë Civile në Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, theksoi se procesi i integrimit europian nuk mund të jetë i suksesshëm pa përfshirjen reale të shoqërisë civile dhe partnerëve socialë, ja nevojë për më shumë transparencë dhe efektivitet në dialogun social, forcimin e kapaciteteve të partnerëve socialë, si dhe mbështetjen institucionale dhe financiare për partnerët sociale.
 KSSH mbetet e angazhuar për promovimin e një dialogu social efektiv, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm, si një element kyç në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe në garantimin e standardeve europiane të punës dhe mbrojtjes sociale.
Në fund u miratua një Deklaratë, që e gjeni në linkun: https://x.com/EESC_REX/status/2062567216390848876
Share