Z. Oliver Röpke, President i EESC, së bashku me Z. Amir Ghoreishi, Shefi I Kabinetit dhe Z. Charles Manoury, oërfaqësu e Kabinetit zhvilluan një takim me Z. Kol Nikollaj, President i i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së, në zyrat qëndrore të KSSH-së.
Një kënaqësi dhe nder për KSSH që ndalesa e parë, në vizitën e parë në Shqipëri, miku I dashur Oliver Röpke, bashkë me kolegët e tij, e bënë në zyrat e KSSH-së.
Ky takim ishte sa instucional dhe miqësor, duke qënë se Presidenti i EESC vjen nga Konfederata e Sindikatave Austriake ÖGB, e cila është një mbështetëse, si dhe një mike e dashur e KSSH-së.
Z. Nikollaj e falenderoi përzemërsisht dhe me mirënjohjei Z. Röpke që ndalesën e tij të parë në Shqipëri e bëri në KSSH dhe se ka qënë e nderuar dhe privilegjuar që në plenaren e EESC kur Z. Röpke mori Presidencën e EESC, Z. Nikollaj dhe Znj Subashi ishin të ftuarit e tij në Bruksel në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së tij.
Z. Röpke shprehu vlerësimin që ka për KSSH-së dhe drejtuesit e saj dhe punën e mirë që ata kanë bërë për lëvizjen sindikale dhe ngritjes së vlerave të sindikatave shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Gjatë takimit u diskutua për çështje të përbashkëta, si:
🔸️prioriteti që Z. Röpke I ka dhënë në programin e punës të tij për gjithë mandatit të tij si President të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor dhe shteteve kandidate për integrim në BE në seancat, dëgjesa dhe opinionet që EESC bën
🔸️domosdoshmëria e kthimit të Këshillit Kombëtar të Punës në Këshill Ekonomiko-Social,
🔸️forcimi i dialogut social në Shqipëri dhe gjithashtu rëndësinë që KSSH-së nuk duhet vetëm të përfshihet për informim nga ana e Qeverisë, por ajo duhet të përfshihet dhe konsultohet për të gjitha çështjet e rëndësishme që lidhen me marrëdhëniet e punës, të drejtat ekonomike dhe sociale të punonjësve, por edhe ato të proçesit të integrimin evropian të Shqipërisë
🔸️ rëndësia e vendosjes në të njëjtën balancë të të drejtave themelore të njeriut me ato të të drejtave sindikale
🔸️etj.