INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim pune KSSH dhe HAK-IS

Lidershipi i KSSH priti në një takim pune, po dhe aq vëllazëror Z.Mahmut Arslan, President i HAK-IS dhe drejtuesit më të lartë të kësaj Konfederate të Turqisë.
Në takim u diskutua për situatën politike, ekonomike dhe sociale të dy vendeve si dhe për koordinimin e përbashkët të aktivitetit të dy Konfederatave në aspektin bilateral dhe multilateral në harmoni me marrëdhëniet e mira politike dhe ekonomike të dy vendeve dhe dy popujve tanë. Bashkëpunimi konfederativ si shembull suksesi u theksua si nevojë për tu shtrirë dhe në rrafshin profesional apo teritorial midis sindikatave respektive.
Koordinimi i proceseve integruese dhe bashkëpunimi e shkëmbimi i përvojave me Sindikatat Europiane ishte objekt i diskutimeve dypalëshe.
Në diskutim zuri vend të rëndësishëm edhe bashkëpunimi e solidariteti ndërkombëtar sindikal në kuadër te ITUC/PERC dhe ETUC si dhe situa e konfiktit të armatosur në Palestinë ku të dy Konfederatat u dakordësuan për të ndërmarrë veprimtari të përbashkëta në mbështetje të sindikatave dhe të popullit të Palestinës, jo vetëm në çështjet humanitare, por dhe në mbrojtjen e lirive themelore e të drejtave themelore të njeriut.

Share