INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Në ambjentet e Kompanisë së fasonerisë në Shkodër, u zhvillua një takim pune

Në ambjentet e Kompanisë së fasonerisë në Shkodër, u zhvillua një takim pune ndërmjet Administratorit të Kompanisë dhe FSPTKSHASH. Ku të pranishëm ishin Zv. Presidentja e KSSH-së Znj. Anisa Subashi si dhe Drejtore e Qëndrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë.
Znj. Suzana Lulaj Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstileve, Konfeksioneve ,Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë.(FSPTKSHASH)
Kordinatori i KSSH-së i Qarkut të Shkodrës Z. Vat Demaj.
👉Në këtë tavolinë bisedimesh u shtruan shumë probleme që ka ky sektor,dhe kjo kompani, ku është një nga sektorët më të vështirë dhe me shumë problematika.Vështirësit që po kalon kompania nga krizat e vazhdueshme, që kanë rënduar kompaninë por edhe punëtorët, ku rrezikohet dhe mbyllja e tyre.U diskutua rreth pagave, sigurisë dhe shëndetit në punë, për të qënë në nivelin e duhur.
👉Në takim u rinënshrua Kontrata Kolektive e Punës midis Kompanisë dhe FSPTKSHASH nga Znj. Suzana Lulaj Sekretare e Përgjithëshme e Federatës së Sindikatave të Tekstileve, Konfeksioneve , Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë.
Kjo Kontratë Kolektive e Punës është një bashkëpunim i mëtejshëm midis të dy palëve, në mbrojtje dhe garantimin e të drejtës në punë.

Share