Mars 2026 , ISSH Kukës
Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH) ka zhvilluar takim me struktirat sindikale të FSAPSHCSH në ISSH Kukës, ku diskutuan mbi çështje që lidhen me marrëdhëniet e punës, kontratën kolektive dhe çështje të cilat punonjësit në këtë rajon të ISSH i konsiderojnë të rëndësishme në përmirësimin dhe rritjen e të drejtave të tyre.
U diskutuan edhe çështje të ngritura nga FSAPSHCSH pranë ISSH, gjatë viteve të fubdit, dhe të cilat kanë gjetur mirëkuptim dhe përmbushje të kërkesave, si rritja e pagave, shpërblimi në fund të vitit, rritja e përqindjes së indeksimit (nga propozimi i parë i paraqitur nga institucioni), etj.
Për këtë Federata vlerëson edhe Drejtuesin e ISSH, që gjithmonë ka qënë pozitiv në marrëdhënien me Federatën dhe përpjekur të plotësojë kërkesat e punonjësve adresuar nga Federata.

