INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim me anëtarë të 3 Grupeve të Këshillit Ekonomik e Social Europian (EESC)

Në ambjentet e Shtëpisë së Europës / Europe House, u zhvillua sot një takim për të Drejtat Themelore të partnerëve socialë (punëtorëve) dhe Sundimin e Ligjit ndërmjet:
Anëtarëve të EESC:
 Marie Zvolská (Grupi 1 – punëdhënësit)
 Violeta Jelić (Grupi 1 – punëdhënësit)
 José Antonio Moreno Díaz (Grupi e – sindikatat)
 Dovile Juodkaité (Grupi 3 – shoqëria civile)
 Cristiano Pîrvulescu (Grupi 3 – shoqëria civile)
Përfaqësuesve të KSSH – Anëtar Kandidatë të Zgjerimit (ECM):
 Anisa Subashi – Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë
 Hajrush Çollaku – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë
 Z. Ergi Kafazi – Përfaqësues i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Shëndetësisë së Shqipërisë dhe Koordinator i KSSH për Qarkun Korçë
 Z. Fation Feka – Përfaqësues I Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë dhe Kryetar I Sindikatës së Bashkisë Kolonjë
 Znj. Dirida Nikollaj – Koordinatore e Rrjetit të Rinisë së KSSH-së dhe Anëtare e Komitetit të Rinisë së PERC
Fokusi i takimit ishte marrje informacioni nga përfaqësuesit e EESC mbi të drejtat themelore të partnerëve socialë, specifikisht me:
 Kuadrin ligjor për funksionimin e partnerëve Social
 Konsultimi I partnerëve Social në proceset legjislative
 Sundimi i ligjit
 Ndërhyrje nga shteti, politika apo aktorë joshtetëror
 E drejta për tu organizuar
 E drejta për grevë
 Sfidat dhe shkalla e sindikalizmit
 Bisedimet Kolektive
 Dialogu social
 Inspektimet në punë
 Këshilli Kombëtar i Punës (KKP)
Liria për të kryer biznes, etj.
Përfaqësuesit e KSSH-së dhanë informacion mbi të gjitha çështjet e trajtuara, duke vënë theksin tek kërkesa disa-vjeçare e KSSH-së që KKP të kthehet Këshill Social Ekonomik analog me EESC; dialogu social duhet përmirësuar dhe të jetë efektiv dhe i fortë; e drejta e grevës është e garantuar me ligj duke filluar që nga Kushtetuta e Shqipërisë; e drejta për tu organizuar akoma ka probleme me punëdhënës privat, të cilët nuk.lejojnë që sindikatat të hyjnë dhe organizojnë punonjësit, ndonjëherë madje dhebibpushojnë nga puna apo kërcënojnë punonjësit që duan të organizohen; Inspektoriati Shtetëror i Punës e ka rritur punën dhe efektivitetin e tij, por që mendojmë se ka akoma nevojë për mbështetje nga shteti për rritje të burimeve humane (inspektorëve, pasi numri I ndërmarrjeve që duhet të inspektojë një inspektor është shumë I laryë) dhe burimet financiare; për çështjen e sindikalizmit kërkesë shumë-vjeçare e KSSH-së, që nga koha kur është ndryshuar Kodi i Punës, është që duhet të ketë një ligj specifik për Sindikatat/punëdhënësit (siç edhe shoqëria civile e ka) që rregullon marrëdhëniet mbi kriteret e përfaqësueshmërisë, kontraktimin kolektiv dhe mosmarrëveshjet në vendet e punës, i cili do të rregullonte shumë kaosin që ekziston në pasjen e shumë Sindikatave të verdha, të cilat rëndojnë punën reale dhe mbrojtjen e të drejtave të punonjësve; problematikë është dhe ndryshimet e shpeshta të ligjit për bizneset, psh. për bizneset e vogla në fillim u tha që nuk do të takoheshin, ndërkohë që tashmë po shihet një përpjekje për tu taksuar, duke mos I dhënë mundësi këtyre bizneseve që të krijojnë plane afat-gjata; etj.
Share