INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Presidenca Ekzekutive e KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise pret në Selinë Qëndrore të saj Anëtarët e Komitetit Konfederal të Confederația Națională a Sindicatelor din Moldova

Konfederatës Kombëtare të Sindikatave të Moldavisë (CNSM).
🗣 Z.Kol.Nikollaj, Presidenti i KSSH-së, në emër të AP dhe PE të KSSH, njohu miqtë nga Moldavia me situatën politike, ekonomike dhe sociale që po kalon aktualisht vendi ynë, si dhe me përpjekjet që populli dhe puntorët shqiptarë po bëjnë në lidhje me proceset Integruese në BE, si dhe rezultatet e reformës në drejtesi, ku tashmë në Shqipëri fatmirësisht nuk ka më të pa ndëshkueshëm dhe të pa dënueshëm nga drejtesia.
Lidershipi i KSSH, Znj.Anisa Subashi Zv.Presidente e KSSH dhe njëherazi Zv.Presidente e PERC, Këshillit Rajonal Pan-Europian të ITUC, si dhe Sekretarët e Përgjithshëm të gjithë Federatave Sindikale,, anëtare të KSSH-së, informuan miqtë me:
🔸️ rezultatet pozitive dhe përpjekjet e vazhdueshme që të gjitha strukturat sindikale po bëjnë në mbrojtjen dhe përfaqësimin dinitoz e profesional të puntorëve shqiptare.
🔸️ Kontratat Kolektive në të gjitha profesionet dhe mbulimi territorial i tyre, kushtet dinjitoze të punës, rritja e konsiderueshme e pages minimale dhe e të gjithë pagave në tërësi, situatat e sigurisë dhe shëndetit në pune, përfshirja e grave dhe të rinjve në drejtim të sindikatës.
🔸️ nënshkrimi i Paktit Social Tre-palësh për Punë të Denjë, apo i Strategjisë Kombëtare të Shërbimit Social 2024-2030.
🔸️ ratifikimi i Konventes 190 të ILO-s.
🔸️ përpjekjet për një Dialog Social konstruktiv.
🔸️ Koalicioni Global për Drejtësi Sociale, ku KSSH është anëtare themeluese dhe e vetme mga Shqipëria dhe gjithë aktivitet e saj këtë vit i ka zhvilluar në frymën e prioriteteve të këtij Koalicioni.
Këto kanë qenë prioritete dhe kanë në themelin e tyre kontributin dhe përkushtimin sindikal të KSSH.
🗣 Z. Igor Zubcu, Presidenti i CNSM, njëherësh dhe President i PERC, prezantoj situatën Sindikale të SNSM në Moldavi, si dhe atë ndërkombëtare, si drejtues i PERC, ku evidentoi kontributin aktiv që jep KSSH në strukturat e PERC, sidomos nëpërmjet Znj.Anisa Subashi si Zv.Presidente e PERC, e cila në vijimësi ka referuar prioritetet dhe objektivat Strategjike Sindikale duke përfshirë rolin e organizatave sindikaliste në Shqiperi dhe në rajon në kontekstin e proces të anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Moldavisë dhe gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Share