INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Përfaqësimi i KSSH-së në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian.

Përfaqësimi i KSSH-së në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) u përfaqësua sot në mbledhjen e Komisionit për Integrimin Europian të Kuvendit të Shqipërisë nga Tonin Gjinaj, anëtar i Presidencës Ekzekutive të KSSH-së dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Transportit dhe Telekomunikacionit.
Gjatë mbledhjes u diskutuan çështje me rëndësi që lidhen me procesin e integrimit europian dhe me rolin e dialogut social në përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian. Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e përfshirjes aktive të partnerëve socialë dhe e rolit të sindikatave në mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, promovimin e punës së denjë dhe ndërtimin e politikave që garantojnë siguri, barazi dhe mirëqenie.
KSSH mbetet e angazhuar për të kontribuar në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke forcuar dialogun social dhe duke përfaqësuar me përgjegjësi interesat e punonjësve në përputhje me vlerat dhe standardet europiane.
Share