INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takimi vjetor i Shkollës Verore të PERC.

30 qershor – 1 korrik 2026 ,  Jerevan- Armeni.
Takimi vjetor i Shkollës Verore të PERC.
Në datat 30 qershor – 1 korrik 2026, në Jerevan të Armenisë, u zhvillua Shkolla Verore e Këshillit Pan-Evropian të Sindikatave (PERC), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të organizatave sindikale nga rajoni, si dhe të përfaqësuesve të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Institutit Evropian të Sindikatave (ETUI) dhe organizatave të tjera partnere.
Programi i punimeve u fokusua në analizën e zhvillimeve aktuale në botën e punës, ndikimin e transformimit teknologjik dhe inteligjencës artificiale në tregun e punës, sfidat për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve dhe forcimin e dialogut social, si dhe mbrojtja e dialogut Social në kohë sfiduese dhe adresimi i presioneve mbi të drejtat e sindikatave dhe forcimi i zërit kolektiv.
Gjithashtu, u trajtuan zhvillimet më të fundit në kuadër të ILO-së, Konventa e ILO 193 për Punonjësit e Platformës dhe të ITUC, përfshirë përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të ITUC-së, ndryshimet statutore, proceset zgjedhore dhe prioritetet strategjike të lëvizjes sindikale ndërkombëtare.
Një rëndësi e veçantë iu kushtua promovimit të punës së denjë si bazë për paqen, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen e rezistencës sociale, përmes prezantimit të praktikave dhe projekteve të realizuara në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Diskutimet interaktive krijuan mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira ndërmjet organizatave pjesëmarrëse.
Takimi u përmbyll me një sesion përmbledhës, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, koordinimit të veprimeve sindikale dhe angazhimit të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të punëmarrësve, forcimin e dialogut social dhe përballimin e sfidave të reja në botën e punës.
Share