INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

ITUSA 2026- Dita 3.

Dita e 3-të e trajnimit ITUSA 2026 – Vienna Young Leaders.
Dirida Nikollaj, Koordinatorja e Rinisë për projektin LRDR vijon përfaqësimin e KSSH në një ditë të pasur me aktivitete, e cila nisi me pjesëmarrjen në Youth Sports Day, organizuar nga Rinia e Sindikatave Austriake, ku mbi 2,000 të rinj u bënë bashkë për të promovuar solidaritetin, pjesëmarrjen dhe angazhimin rinor.
Gjatë sesioneve të trajnimit u diskutua mbi:
1- çfarë e bën një sindikatë të fuqishme;
2- planifikimin strategjik dhe analizën SWOT;
3- ndërtimin e kapaciteteve organizative dhe zhvillimin e diskutimeve të vështira;
4- fuqizimin e punëtorëve përmes organizimit dhe veprimit kolektiv.
Një tjetër ditë e vlefshme mësimi, shkëmbimi përvojash dhe forcimi të lidershipit sindikal.
Share