INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Mbledhje e Asamblesë së Përgjithshme të KSSH

Në ambjentet e Hotel Tirana International në Tirane me datën 22 Korrik 2020  zhvilloi punimet Asambleja e Përgjitheshme (AP) e KSSH-së.

Asambleja e Pergjitheshme e KSSH-se në këtë mbledhje konstituoj te gjitha strukturat statutore vendimmarrese te KSSH-se te miratuara dhe te vendosura nga Kongresi i 6 i KSSH-së.

Krahas kesaj nje diskutim i vecante dhe i hapur publik u organizua nga AP e KSSH-se edhe per situaten post Covid-19 ne vendin tone. AP e KSSH vlersoj pozitive perpjekjet e bera nga Qeveria per luften ndaj pandemise se Covid-19,  por i cilësoi ato si te pa mjaftueshme, vecanerisht ne lidhje me papunesinë, varferinë, sigurine ne punë, rëndimin e situatës ekonomike dhe sociale te punetoreve, etj. Me shqetesuese situata u konstatua ne sektoret e turizmit, telekomunikacionit, fasonerive, agroperpunimit, peshkimit, etj. AP e KSSH, edhe njehere i beri thirrje Qeverise dhe Parlamentit per te miratuar nje ligj specifik per organizimin dhe funksioninin e levizjes sindikale, kontraktimin kolektiv dhe zgjidhjen paqesore te mosmarveshjeve kolektive te punes. Njekohesisht theksi u vu tek mungesa e zhvillimit te Dialogut Social produktiv, si mosfunksionimi i Keshillit Kombetar te Punes dhe mos ngritja e Keshillave rajonale tre paleshe. AP vlersoj punen e bere dhe bashkpunimin e KSSH me Qeverine dhe Parlamentin per miratimin e ratifikimit te Konventes  Nr. 190 te ILO-s dhe Rekomandimin Nr. 206 te saj “Per eleminimin e ngacmimeve ne boten e punes”.

AP e KSSH-se i kerkoi Qeverise te vazhdoje mbeshtetja e ekonomise, sidomos ne turizem, transport, fasoneri, call center, ndertim,etj.  me financime e rimbursime direkte, si dhe kontrollin e mos rritjen e borxhi publik.

AP e KSSH-se udhezoj te gjitha strukturat sindikale profesionale e territoriale te saj qe te qendrojne me afer punetoreve e te solidarizohem me ta në kete periudhe te veshtire postpandemike, si dhe te zhvillojne analiza pune ne menyre kapilare ne te gjitha strukturat e KSSH-se, duke ofruar edhe alterrnative e zgjidhje konkrete per situatat e krijuara, sidomos ato te papunesise, varferise, protokolleve e masave anti Covid, si dhe riorganizimin sindikal, forcimin e konsolidimin e tij ne te gjithe strukturat profesionale e territoriale te vendit, si mundesia me e mire per vetorganizimin kolektiv te puntoreve, mbrojtjen e perfajqesimin e tyre, si dhe zhvillimin e suksesshem te nje dialogu social produktiv, e me nshkrimin e kontratave kolektive sa me te sukseseshme.

Share