Pas disa takimeve në vijimësi të interesimit të vazhdueshëm dhe një periudhe këmbënguljeje të KSSH-së, Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, Z. Abedin Çela , Kryetarit të Këshillit Sindikal të Kombinatit Polican dhe Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë (FSAPSHCSH), Znj. Anisa Subashi, arrihet suksesi i plotësimit të kërkesave të kërkuara prej kohësh nga Sindikata, ndër të cilat:
Hyn në fuqi VKM për marjen e pagave dhe Sigurimeve Shoqërore të prapambetura për të gjithë punonjësit tashmë të planifikuar nga Qeveria në ndryshimet e fundit buxhetore, si dhe pagesat të fituara në rrugë gjyqësore, vendimeve gjygjësore për 134 ish-punonjës të larguar nga puna në vite, ku Sindikata ka meritën e saj me mbështetje të proceseve gjygjësore në favor të punonjëseve dhe duke përfunduar së shlyeri nga shteti të të gjithë detyrimeve ligjore për të gjithë punonjësit dhe ish punonjësit e të 3 ndërmarrjeve (uzinave) të prodhimit të municionit dhe armatimit ushtarak.
Do fillojnë lidhjet e reja të kontratave të punës për gjithë punonjësit dhe respektohet kërkesa e Sindikatës që të gjithë punonjësit që aktualisht janë në marrëdhënie pune të transferohen duke ruajtur të pa cënuara marrëdhëniet kontraktuale të tyre të punës.
Do bëhet reformë për fabrikën dhe vënien në evidencë përsëri të Kombinatit Poliçan, për të zbatuar me sukses ndryshimet e reja ligjore në fushën e prodhimeve të Industrisë Ushtarake, me krijimin e ndërmarrjes së re shtetërore.
Do fillojë prodhimi, si dhe puntorët që me riaktivizimin e prodhimeve luftarake do rikthehen në punë do rikualifikohen për teknologji të reja bashkohore si dhe do kenë paga e kushte pune dinjitoze në standarte të plota me ato të NATO-s dhe të BE.
Si dhe do të vazhdojë zbatimi I Kontratës Kolektive të Punës në të tre ndërmarrjet (uzinat) aktuale të prodhimeve ushtarake dhe nënshkruese disa herë radhazi e Kontratës Kolektive të Punës për këta punonjës