INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferenca Ndërkombëtare mbi Reformën e Pensioneve në Shqipëri

Z. Kol Nikollaj, President I KSSH-së dhe Zëvendës Kryetar i Këshillit Administrativ të ISSH dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë FSAPSHCSH morën pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Reformën e Pensioneve në Shqipëri, e cila u zhvillua me prezencën e Kryeministrin Z. Edi Rama, përfaqësues të Bankës Botërore, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, MEKI , ISSH dhe ekspertë vendas e ndërkombëtarë, mbi sfidat dhe risitë e domosdoshme për të ardhmen e sistemit të pensioneve në Shqipëri.
Z. Rama theksoi se:
duhet të jemi të vetëdijshëm që do të ishte fatale në qoftë se do të vepronim pa pasur një plan afatgjatë dhe madje të qëndrueshëm aftagjatë.
Do të ecim paralelisht me bonuse, që janë rritje nga aspekti sasior, duke ndërhyrë në sistemin e pensioneve pa prishur themelet. Duke u bazuar në Urdhëresat e Bankës Botërore se
Mos rregullo një skemë që nuk përmirësohet, por fillo një të re dhe mos fillo një të re nqs sistemi mund të përmirësohet.
Reformë pa dhimbje nuk ka.
Reformimi I sistemit të pensioneve është një maratonë, jo sprint
U theksua se reduktimi i informalitetit dhe rritja e produktivitetit ekonomik, përmirësimi i skemave të kontributit dhe mbështetja për familjet e reja, rimodelimi i tregut të punës dhe pagat cilësore, çdo politikë që zbatojmë sot është një investim për një sistem pensionesh më të drejtë, më të qëndrueshëm dhe më të sigurt për brezat e ardhshëm.
Suksesi i reformave të deritanishme është i dukshëm, por rruga përpara kërkon përkushtim dhe veprime konkrete për të garantuar një jetë dinjitoze për çdo pensionist.
Gjatë takimit u diskutua se
Reformat e vitit 2014 ishin një hap në drejtimin e duhur, ato forcuan lidhjen midis kontributeve dhe përfitimeve, por ndryshimi i tregjeve të punës, ritmet e larta të emigrimit dhe rritja e jetëgjatësisë në pension kanë bërë të nevojshme një vështrim të ri në peizazhin e pensioneve.
Masat për përshtatje duhet të fokusohen në promovimin e jetëgjatësisë së punës, përmirësimin e besimit dhe transparencës dhe të synojnë drejt një sistemi më fleksibël, të barabartë dhe të qëndrueshëm që është në harmoni me realitetet demografike dhe të tregut të punës.
Krijimi i skenës – Qasja me shumë shtylla për pensionet në Shqipëri
Eksperienca rajonale dhe evropiane – Ndërsa vendet nisin reformat e përshtatura për kontekstet e tyre të veçanta ekonomike, politike, fiskale dhe demografike, të mësuarit nga njëri-tjetri është i rëndësishëm për t’u përshtatur mirë.
Sfidat informale të tregut të punës, zhvendosjet demografike ndaj një popullsie në plakje dhe përpjekjet drejt mbrojtjes së grupeve vulnerabël dhe garantimit të barazisë gjinore duhet të jenë në thelb.
Pensionet private dhe skemat me kontribute të përcaktuara – qasjet inovative të ndërmarra nga vendet me tendenca të ngjashme të migrimit të mëdha.
Share