INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH merr pjesë në takimin e EMA-s “Promovimi i kërkimit shkencor dhe thellimi i kurrikulave universitare mbi pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Takim i EMA në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian, Grupi i Punës për Kapitullin 24 – Drejtësi, Liri dhe Siguri, me temë “Promovimi i kërkimit shkencor dhe thellimi i kurrikulave universitare mbi pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) mori pjesë në takimin e organizuar nga European Movement Albania dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, e përfaqësuar nga:
Ueda Mici, anëtare e Presidencës Ekzekutive dhe kryetare e Komisionit të Financës dhe Auditimit të KSSH.
Neshat Zeneli, Këshilltar i Presidentit të KSSH, Dr. Mbi Politikat e Punësimit në Bashkimin Evropian dhe Shqipëri.
Takimi shërbeu si një platformë e rëndësishme dialogu mes institucioneve, akademisë, partnerëve socialeë, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës, ku:
-U diskutua mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale, edukimit dhe ndërgjegjësimit publik në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
U prezantuan strategjitë kombëtare, mekanizmat e raportimit dhe roli i bashkëpunimit ndërinstitucional në garantimin e një sistemi më efektiv dhe në përputhje me standardet evropiane.
Në kuadër të procesit të integrimit evropian, Kapitulli 24 mbetet një nga kapitujt më të rëndësishëm, pasi lidhet drejtpërdrejt me forcimin e shtetit të së drejtës, sigurisë dhe institucioneve demokratike.
Përfshirja aktive e universiteteve, ekspertëve, partnetëve sociale dhe organizatave të shoqërisë civile është thelbësore për të ndërtuar një kulturë të qëndrueshme integriteti dhe përgjegjshmërie.
Integrimi evropian është një proces që kërkon bashkëpunim, dije dhe angazhim të përbashkët. Vetëm përmes dialogut, edukimit dhe partneritetit të qëndrueshëm mund të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt, më transparente dhe më pranë familjes evropiane.
Share