INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

KSSH ishte e ftuar sot nga OECD – Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik

Programi i tyre Rajonal për Europën Juglindore, në takimin mbi faktet e konkurueshmërisë për Shqipërinë, në kuadër të ciklit të katërt të vlerësimit të perspektivës së konkurrencës, e cila është një nga vlerësimet më gjithëpërfshirëse të performancës së politikave ekonomik të rajonit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ky takim është si një platformë unike për një dialog midis palëve të interesuara qeveritare dhe joqeveritare, me objektiv identifikimin e arritjeve, sfidave dhe prioriteteve të politikave për aftësi në Shqipëri.
Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së ishin të ftuar në këtë tryezë diskutimi dhe të cilët gjatë sesioneve të ndryshme diskutuan mbi pikëpamjen e KSSH-së të pasqyrës së statusit të vlerësimit të Shqipërisë për të pesë grupet tematike të Perspektivës së Konkurrencës, në veçanti grupit të sistemit të aftësive, i përbërë nga (1) arsimi;  (2) punësimi;  dhe (3) dimensionet e politikës së shkencës, teknologjisë dhe inovacionit….pra arritjet dhe sfidat kryesore.
Share