🗣️Gjatë takimit diskutuam mbi sfidat kryesore të dialogut social në Shqipëri dhe nevojën për forcimin dhe rritjen e efektivitetit të tij, veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). KSSH ndau eksperiencën dhe perspektivën e saj mbi realitetin e marrëdhënieve të punës dhe sfidat me të cilat përballen punëtorët dhe sindikatat në sektorë të ndryshëm.
🎯 Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu hartimit të Programit të ri për Punën e Denjë për Shqipërinë 2027–2031 (DWCP), i cili do të kërkojë angazhimin trepalësh të partnerëve socialë dhe institucioneve publike. Në këtë kuadër, KSSH shprehu gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në përcaktimin e prioriteteve dhe kthimin e tyre në ndërhyrje konkrete në interes të punëtorëve. Programi i ri DWCP 2027–2031 do të ndërlidhet gjithashtu me Kornizën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm 2027–2031, të nënshkruar së fundmi nga Qeveria e Shqipërisë dhe agjencitë e OKB-së.


