INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Dita Botërore për Punë të Denjë

KSSH Konferencë Kombëtare “Është koha për rritje pagash – Është koha për një Kontratë të Re Sociale”
Në kuadër të 7 Tetorit, Ditës Botërore për Punë të Denjë, KSSH organizoi një Konferencë Kombëtare duke theksuar kërkesën e saj për një reformë në sistemin e pagave, të paraqitur Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Këshillit Kombëtar të Punës që me datë 20.Prill 2023 dhe për të cilën ka ngritur një grup pune.
Duke e parë çështjen e reformit të sistemit të pagave, ngritjen e pagave dhe pensioneve të lidhura ngushtë me transparencën dhe mirëqeverisjen e fondeve publike, KSSH si një organizatë aktive dhe gjithëpërfshirëse e të gjitha profesioneve, ka vendosur që të bashkëpunojë dhe të koordinojë aktivitetin e saj me aktorë potencial nga shoqëria civile, nga rrethet akademike dhe me organizatat tjera sindikale e të punëdhënësve më aktive dhe më të përfaqësuara me qëllim miratimin e një reforme të sistemit të pagave sa më të përshtatshme, efiçente dhe të ekuilibruar duke iu përafruar realitetit të ri të raportit kërkesë ofertë në tregun e punës dhe vlerësuar realisht çmimin e krahut të punës. Kjo do garantojë konsensus shoqëror dhe civil dhe mirëkuptim kombëtar për rritje reale të pagave dhe pensioneve dhe për të riformuluar një Kontratë të Re Sociale midis të tre aktorëve social me synim rritjen reale të mirëqenies e garantimin e punës së denjë e jetesës dinjitoze për puntorët dhe qytetarët e vendit tonë.
Presidenti I KSSH-së, Z. Kol Nikollaj.

Share