Znj. Suzana Lulaj, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Tekstilit, Konfeksioneve dhe Shërbimeve Artizanale të Shqipërisë, FSPTKSHASH po mer pjesë në takimin që po zhvillohet në Selanik, nga IndustriAll, në të cilën është anëtare, e cila në fokus të saj do të ketë:
Ndërtimi i fuqisë së Sindikatave për punë industriale të forta dhe të qëndrueshme në Europë: përcaktimi i prioriteteve për IndustriAll Europa
Ndërtimi I fuqisë së Sindikatave për paga dhe kushte pune të drejta: përcaktimi i prioriteteve për IndustriAll Europa
Rinovimi i Sindikatës: përcaktimi i prioriteteve për IndustriAll Europa
Ndërtimi i fuqisë së Sindikatave për solidaritet dhe paqe: përcaktimi i prioriteteve për IndustriAll Europa