U zhvillua edicioni i tretë i Konferencës Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional (VET) “Aftësitë 2030: Ndërtimi i një Sistemi të Qëndrueshëm Shqiptar të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) drejt Integrimit në Bashkimin Evropian”, një platformë e rëndësishme dialogu mbi zhvillimin e aftësive, tregun e punës dhe të ardhmen e arsimit profesional në Shqipëri.
Konferenca u përshëndet nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, si dhe Ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner.
Gjatë konferencës u zhvilluan diskutime mbi të ardhmen e Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri, financimin e qëndrueshëm të sistemit VET, nevojat për aftësi të reja në tregun e punës, si dhe sfidat dhe perspektivat e punësimit në kuadër të integrimit europian. Kontributet e tyre dhanë përfaqësues të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë NAVETQ, NAES, Ministrinë e Arsimit, UNDP, UNICEF, ETF, përfaqësues të sektorit privat, ekspertë të tregut të punës dhe partnerë të zhvillimit.
Në këtë aktivitet, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) u përfaqësua nga:
1- Neshat Zeneli
2- Klodian Islami
3- Tonin Gjinaj
4- Dirida Nikollaj
KSSH mbështet fuqimisht zhvillimin e AFP, si një instrument kyç për rritjen e punësimit, përmirësimin e aftësive profesionale dhe ndërtimin e një tregu pune më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Përfshirja e partnerëve socialë në hartimin dhe zbatimin e politikave të aftësive mbetet thelbësore për përgatitjen e të rinjve për sfidat e ekonomisë së së ardhmes.
Investimi në aftësi sot është investim në të ardhmen e Shqipërisë nesër.


