INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Agjencia e Bashkimit Europian 🇪🇺 që mbështet Shqipërinë, Fondacioni Europian i Trajnimit

Agjencia e Bashkimit Europian 🇪🇺 që mbështet Shqipërinë, Fondacioni Europian i Trajnimit (ETF) të cilit i është kërkuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian që të këshillojë mbi aranzhimet e qeverisjes që mbështesin zbatimin e Garancisë për Rininë zhvilloi një takim pune me partnerët social me fokus për të sjellë partnerët socialë dhe shoqërinë civile së bashku me përfaqësuesit e qeverisë për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të nxitur bashkëpunimin e frytshëm, i cili është thelbësor për zbatimin e suksesshëm të një programi kaq të madh dhe kompleks.
Garancia për Rininë u lançua nga Republika e Shqipërisë në Tetor 2023, si një program që synon të rinjtë e moshës 1️⃣5️⃣➡️2️⃣9️⃣ vjeç, të cilët nuk janë në punësim, arsim apo trajnim, të cilët do të mbështeten ose për të përmirësuar statusin e tyre arsimor ose për të hyrë në tregun e punës. Dokumentin zyrtar që mbështet Garancinë për Rininë është Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive 2023-2030.
Z. Kujtim Myrtaj, Koordinator i KSSH-së për Rajonin Vlorë ishte pjesëmarrës në panel, si përfaqësues I KSSH-së duke sjellë vizionin, dhe pikëpamjet e KSSH-së.
Në këtë takimin ishte dhe prezenca e ambasadorit të BE-së Silvio Gonzato, bashkëpuntorë, institucione publike, partnerë sociale e biznese lokale dhe u diskutuam sfidat e shumëfishta të të rinjve për të krijuar një vizion të përbashkët, në zbatimin gjithëpërfshirës të Garancisë Rinore🧑🏻‍💻👩🏻‍🎓

Share