INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Aksidentet në punë po shkaktojnë bilanc të rëndë viktimash, institucionet të mos heshtin!

Aksidentet në vendin e punës prej muajsh po shkatojnë një bilanc tragjik viktimash, ku më i rëndi është ai i Lushnjës, ku babë e bir humbën jetën dhe disa punëtor mbetën të lënduar rëndë. Aksidente në punë me pasoja në jetë njerëzish janë shënuar në Durrës e Tiranë ditët e fundit.
Ditën e sotme 56 vjeçari Eduart Balliu punonjës i Bashkisë Elbasan ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.
56 vjeçari gjatë punës mbi vinç, për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar dhe ka humbur jetën në spital.
KSSH i shpreh ngushllimet më të ndjera familjes Balliu për humbjen e rëndë.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon autoriteteve zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes dhe kushdo që ka shkelur ligjin duke mos respektuar kushtet e sigurisë teknike në punë, duhet të përgjigjet para ligjit.
Prononcohet Kol Nikollaj kreu i KSSH

Share