INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

9 Korrik 2021, Projekti i ILO-s dhe UNCHR “Lehtësimi i mundësive për punësim të refugjatëve dhe azilkërkuesve”

9 Korrik 2021, Tiranë
Në kuadër të Projektit të ILO-s  dhe UNCHR “Lehtësimi i mundësive për punësim të refugjatëve dhe azilkërkuesve” u zhvillua takimi me partnerët e këtij projekti me qëllim:
 Prezantimi i raportit “Rrugët e integrimit në tregun e punës për migrantët humanitarë në Shqipëri – Situata aktuale dhe vijimësia” dhe dakordësimi për sa i takon rekomandimeve dhe zgjidhjeve të mundshme ligjore dhe administrative me aktorët kryesorë, partnerë të Projektit;
 Konfirmimi i Paketës së Informacionit për refugjatët dhe azilkërkuesit “Për aksesin në tregun Shqiptar të punës”, përditësuar me legjislacionin në fuqi;
 Identifikimin e mënyrave më të përshtatshme për njohjen e të nxënit paraprak (RPL) për refugjatët dhe azilkërkuesit.
KSSH në këtë takim u përfaqësua nga Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së dhe Znj. Anisa Subashi, Zëvendës Presidente e KSSH-së dhe Drejtore e Qendrës së Trajnimit dhe Studimeve Sindikale të Shqipërisë (QTSSSH).
 Ekspertët e ILO-s  në këtë takim ishin Z. Andrea Salvini, Ekspert i Migracionit të Punës, ILO dhe Z. Georg Bolits, Ekspert i Migracionit të Punës, ILO
Share