INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

15 Qershor 2021, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise e vlerson tragjike situaten e krijuar ne sektorin Elektro-energjitik

 nga mungesa e theksuar e Sigurise dhe shendetit ne pune.
KSSH ngushllon familjet e dy puntoreve te ndjere , qe sot rreth ores 10 e 30 min.te paradites Z.Gjergji Duka 50 vjec nga Kucova dhe Z.Bashkim Saliasi 64 vjec nga Mallakastra , humben jeten aksidentalisht ne krye te detyres.
Eshte shqetesuese dhe nje kembore alarmi fakti qe veten gjate ketij viti ne sektorin elektro-energjitik kane humbur jeten ne pune , ne krye te detyres 6 punonjës .
Ky sektor tashme eshte sektori me shqetesues duke lene pas ato te minjerave , ndertimit etj qe kan qene problematike ne vite ne drejtim te sigurimit te jetes dhe shendetit ne pune te punonjesve.
Prandaj KSSH kerkon nga qeveria dhe axhensite ligjzbatuese te shtetit qe ngjarja e sotme ku dy punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit humbën jetën tragjikisht dhe në krye të detyrës ne fshatin Jagodinë të Roskovecit duhet te hetobet ne menyre te shpejte , te drejte dhe shterruese duke vendosur para pergjegjesise fajtoret dhe neglizhuesit e zbatimit te ligjit.
Zbatimi i rregullave te sigurise ne pune , mbrojtja e shendetit ne pune , zbatimi korrekt i kontratave kolektive te punes , funksionimi normal i keshillave te sigurise e shendetit ne pune vazhdojne te mbeten prioritetet e Sindikatave tona .
KSSH do ti mbeshtese ato dhe do kordinoje gjith aktivitetin e aksionin sindikal me qellim sigurimin dhe garantimin e vendeve te sigurta e te shendeteshme te punes jo vetem per punonjesit e elektro-energjitikes , por te gjithe puntoreve shqiptare.
Share