KSSH në tryezën europiane të Dialogut Social.
KSSH merr pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Kërkesat e Dialogut Social sipas Acquis të BE-së dhe negociatave të anëtarësimit në BE”, organizuar nga Ministria Federale e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë e Austrisë, Olof Palme International Center dhe Qeveria Suedeze.
Në këtë tryezë trepalëshe, me pjesëmarrje të aktorëve socialë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, fokusi është Kapitulli 19, Dialogu Social, partneriteti social dhe përfaqësueshmëria sindikale sipas standardeve europiane.
KSSH u përfaqësua nga Zv. Presidentja, Anisa Subashi, e cila prezantoi strategjitë dhe perspektivat e KSSH për një Dialog Social real, efektiv dhe gjithëpërfshirës, si dhe sfidat e sindikatave shqiptare në procesin e integrimit europian.
Në fokus të qëndrimit të KSSH:
1- Reformimi dhe ristrukturimi i Këshillit Kombëtar të Punës;
2- Funksionalizimi i strukturave dypalëshe dhe tripalëshe;
3- Zbatimi efektiv i legjislacionit të punës;
4- Respektimi i Shtyllës Europiane të të Drejtave Sociale;
5- Forcimi i kapaciteteve dhe rolit të sindikatave;
6- Përfaqësueshmëria reale dhe demokratike e sindikatave si themel i Dialogut Social.
7- Integrimi europian duhet të sjellë të drejta reale për punëmarrësit!
Pa sindikata të forta nuk ka Dialog Social të fortë.
Pa Dialog Social real nuk ka demokraci sociale.
KSSH – Zëri i punëmarrësve në Dialogun Social dhe në rrugën europiane të Shqipërisë!


