INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

ITUSA 2026 – Dita 2.

ŌGB Vienë, Austri
 Një tjetër ditë intensive mësimi dhe praktike në ITUSA 2026! 🇦🇹
Në kuadër të programit ITUSA – Vienna Young Leaders, Dirida Nikollaj, Koordinatore e Rinisë për projektin Marrëdhëniet e Punës në Rajonin e Danubit (LRDR), vazhdoi përfaqësimin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) në një ditë të dedikuar zhvillimit të aftësive të lidershipit dhe organizimit sindikal.
Gjatë sesioneve të sotme u trajtuan:
dallimet mes lidershipit dhe menaxhimit;
sfidat dhe pengesat me të cilat përballen liderët;
ndërtimi i fuqisë së punëtorëve në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;
planifikimi strategjik dhe organizimi i fushatave sindikale;
teknikat e komunikimit dhe bisedave bindëse me punëtorët.
Dita u mbyll me një ushtrim praktik në terren, ku pjesëmarrësit u angazhuan në biseda me të rinj në Vjenë për të diskutuar botën e punës, rolin e sindikatave dhe rëndësinë e organizimit kolektiv.
Përmes projektit LRDR, KSSH vijon të investojë në përgatitjen e një brezi të ri liderësh sindikalë, të aftë për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për të ndërtuar sindikata më të forta.
Share