KSSH mori pjesë në Takimin e 2-të të Komitetit Monitorues të Reformave dhe Instrumentit për Rritje, një platformë e rëndësishme për monitorimin e progresit të reformave dhe avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, e përfaqësuar nga:
1- Anisa Qose, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sinfikatave të Bujqësisë, Ushqimit, Pylltarisë, Peshkimit dhe Mjedisit të Shqipërisë,
2- Ueda Mici, anëtare e Presidencës Ekzekutive të KSSH-së.
Gjatë takimit u diskutuan prioritetet kryesore të reformave, zhvillimi ekonomik, transformimi digjital, forcimi i institucioneve publike dhe hapat e mëtejshëm drejt përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.
Si partner social, KSSH mbetet e angazhuar për të kontribuar në dialogun social dhe në proceset reformuese që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve që përfaqësojmë dhe në përmirësimin e mirëqenies së punëmarrësve.


