INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Kongresi i 30-të Statutor i AFL-CIO-së, Minneapolis SHBA.

Urime për ri-zgjedhjen e motrës Liz Shuler, Presidente e AFL-CIO!!
Në emër të KSSH-së, shprehim përgëzimet tona më të sinqerta për ri-zgjedhjen e saj në krye të AFL-CIO dhe i urojmë suksese të mëtejshme në mandatin e ri.
Lidershipi i saj i vendosur dhe arritjet e rëndësishme gjatë mandatit të kaluar, pavarësisht sfidave dhe vështirësive politike në SHBA, kanë qenë një shembull i fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe forcimin e lëvizjes sindikale.
Gjatë takimit tonë, Presidentja Shuler ritheksoi se bashkëpunimi me KSSH-në do të vazhdojë të mbetet një prioritet i rëndësishëm dhe me interes të ndërsjellë për të dy organizatat tona.
Një falënderim i veçantë shkon për Solidarity Center për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KSSH-së në edukimin, formimin dhe trajnimin sindikal të aktivistëve dhe drejtuesve sindikalë.
Ky partneritet ka dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve sindikale dhe në promovimin e të drejtave të punëtorëve.
KSSH dhe AFL-CIO mbeten të angazhuara për të thelluar më tej bashkëpunimin strategjik, bilateral dhe multilateral, të mbështetur mbi vlerat e solidaritetit sindikal, veçanërisht në kuadër të ITUC.
Jemi të bindur se marrëdhëniet tona do të vazhdojnë të forcohen në të ardhmen, në shërbim të punëtorëve dhe të drejtave të tyre kudo.
Solidariteti sindikal nuk njeh kufij!
Share