INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferenca e Komitetit të Grave të PERC.

        8-9. 10. 2026 ,
CITUB, Sofie, Bullgari
Konferenca e Grave të Këshillit Sindikal Panevropian (PERC), me temë “Ekonomia e kujdesit, nga deklaratat te veprimet për punë të denjë”.
Loreta Kodra, Koordinatore e Rrjetit të Grave të KSSH-së, mori pjesë në Konferencën e grave të PERC, ku mernin pjesë 33 delegatë, që përfaqësonin 25 vende të Evropës dhe Azisë.
Takimi kishte si fokus:
1- ekonominë e kujdesit, të drejtat dhe përfaqësimin sindikal të punonjësve të këtij sektori, si dhe në politikat për barazinë gjinore dhe trajtimin e pabarazive në tregun e punës.
2- standardet dhe instrumentet e ILO,
3- prezantimet kombëtare, shkëmbimin e përvojave dhe punën në grupe për prioritetet e periudhës 2026–2030.
4- vlerësimin e veprimtarisë së Komitetit të Grave për vitet 2022–2026, rishikimin e rregullores
5- zgjedhjet e strukturës së re drejtuese.
Bistra Karadimova, e Konfederatës CITUB të Bullgarisë u zgjodh Kryetare e Komitetit të Rrjetit të PERC, me 29 vota nga 33 delegatë, dhe Nënkryetare të Komitetit të Grave u zgjodhën Nina Osmanova nga Kazakistani dhe Natalia Levitska nga Ukraina.
Në procesin zgjedhor, Koordinatorja e Rjetit të Gruas së KSSH, Loreta Kodra kandidoi për pozicionin e nënpresidentes, ku mori 5 vota, dhe për anëtare të Komitetit të Grave, ku mori 15 vota (nga 16 që duheshin për t’u bërë anëare). E vlerësojmë mbështetjen e marrë në të dyja kandidaturat, si një rezultat pozitiv dhe si nxitje për të vijuar angazhimin në nivel panevropian.
KSSH falenderon delegatet që na besuan me votën e tyre.
Share