INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Konferenca “Reflektim mbi arritjet e Agjendës së Reformave dhe eksplorimi i mundësive të ardhshme”.

Konferenca “Reflektim mbi arritjet e Agjendës së Reformave dhe eksplorimi i mundësive të ardhshme”, ku u diskutua progresi i Shqipërisë në zbatimin e Mekanizmit për Reforma dhe Rritje, sfidat e deritanishme dhe hapat e ardhshëm drejt përfundimit të negociatave teknike deri në vitin 2027 dhe anëtarësimit në BE deri në vitin 2030 🇪🇺.
KSSH u përfaqësua nga Z.Neshat Zeneli dhe Znj.Dirida Nikollaj në këtë konferencë ku:
Diskutimet u fokusuan në :
🔹 progresin e reformave dhe investimeve prioritare,
🔹 transparencën dhe llogaridhënien në procesin e reformave,
🔹 forcimin e dialogut gjithëpërfshirës me aktorët socialë ,
🔹 dimensionin vendor të reformave dhe rolin e qeverisjes vendore ,
🔹 përgatitjet për ciklin e ri buxhetor të BE-së dhe ndikimin në zhvillimin socio-ekonomik.
Konferenca mblodhi përfaqësues të institucioneve shtetërore, partnerëve ndërkombëtarë, sektorit privat dhe shoqërisë civile për të forcuar bashkëpunimin dhe dialogun në procesin e integrimit europian.
Share