Z.Kol Nikollaj, Presidenti i KSSH, në cilësinë e perfajqesuesit të punëmarrësve dhe të Zv.Kryetarit të këtij Këshilli vlersoi me pozitivitet dhe ofroi bashkpunimin e sinqertë dhe profesional të KSSH për Qeverinë dhe ISSH në lidhje me punën pozitive në drejtim të reformimit të skemës së sigurimeve shoqërore, luftën ndaj ekonomisë informale dhe përgatitjen e terrenit politik dhe ekonomik për një rritje të ndjeshme të pensioneve.
Këshilli Administrativ i ISSH-së miratoi projekt-vendimin “Për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2023″.
Ky projekt-vendim, i cili pritet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave, do të krijojë mundësinë e rivlerësimit të pagës mesatare mbi të cilën llogaritet shuma mujore fillestare e pensionit, për të gjithë personat që iu lind e drejta për pension nga data 01.01.2025 dhe në vazhdim.
Koeficienti i indeksimit i propozuar në këtë vendim, do të ndikojë në rritjen e bazës së vlerësuar për rreth 40 mijë persona që do të aplikojnë për pensione të reja nga janari i vitit 2025, duke bërë të mundur që pensionet e tyre të jenë të harmonizuara me kontributet e derdhura.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore vijon të jetë i angazhuar për të realizuar objektivat e për të përmbushur të gjitha detyrimet, si dhe për mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve.