INTERNATIONAL TRADE UNION CONFEDERATION

Building Workers’ Power

Takim i Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë – FSAPSHCSH, anëtare e KSSH-së, me punonjësit e shërbimeve publike dhe të pastrim-gjelbërimit të Bashkisë Kolonjë.

Z. Kol Nikollaj, President i KSSH-së, Znj. Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e FSAPSHCSH, Z. Ergi Kafazi, Koordinator i KSSH-së për Qarkun Korçë dhe Z. Fatjon Feka, Kryetar i Sindikatës për Bashkinë Kolonjë, zhvilluan një takim me punonjësit e shërbimeve publike dhe të pastrim gjelbërimit për të diskutuar mbi problematikat dhe çdo çështje që është e rëndësishme për ta. Sigurisht që puna e tyre është me nivel vështirësie më të lartë se punonjësit e tjerë në bashki dhe FSAPSHCSH padyshim që edhe vëmendjen ndaj çdo aspekti të madhënieve të punës, kushteve të punës, etj. të tyre e ka angazhim dhe përgjegjësi për ti mbështetur në çdo aspekt dhe hap.
Vlerësojmë edhe përpjekjet dhe angazhimin e Kryetarit të Bashkisë, për të treguar vëmendjen e duhur ndaj vështirësive që ky sektor ka, duke e treguar këtë edhe me rritjen e pagave, përmirësimin e kushteve të punës, etj.
Z. Kol Nikollaj, dhe Znj. Anisa Subashi pas diskutimeve me punonjësit, garantuan edhe njëherë se do vazhdojnë ta kenë mbështetjen e KSSH dhe FSAPSHCSH dhe se patjetër që do punojmë së bashku për të vazhduar në përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e përfitimeve, etj. dhe se përpjekjet dhe puna e përbashkët vazhdon.
Share