KSSH dhe Federata e Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil #FSAPSHCSH, anëtare e KSSH-së vazhdon takimet e saj nëpër rrethe për të takuar anëtarësinë sindikale, si dhe në kuadër të Kontratës së re Kolektive të nënshkruar nga AKPA dhe KSSH.
Kjo Kontratë Kolektive e Punës i shtrin efektet juridike të saj për tu zbatuar tek të gjithë punonjësit e punësuar në Drejtorinë Qëndrore të AKPA-s, Drejtoritë Rajonale të AKPA-s, dhe të gjithë Ofruesve të Arsimit dhe Formimit Profesional Publik sipas strukturës dhe organikës të miratuar me ligj në vendin tonë.
Në Qarkun e Elbasanit ishte vetë Presidenti i KSSH-së, Z. Kol Nikollaj, Znj.Anisa Subashi, Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Sindikatave të Administratës Publike dhe Shërbimit Civil të Shqipërisë, së bashku me Znj.Elvira Xhyra Koordinatore e KSSH për Qarkun Elbasan dhe Znj. Liljana Alla Kryetare për FSAPSHCSH, në Qarkun e Elbasanit, të cilët organizuan takime si me Drejtuesen e AKPA-s Elbasan, por edhe me punonjës të ndryshëm.
Kjo Kontratë Kolektive Pune sjell disa risi, se përveç kapitujve klasike për ligjislacionin e zbatueshëm, pranimi dhe largimi nga puna, pagat, shpërblimet, kushtet e punës e siguria e shëndetit, të drejtat dhe detyrimet Sindikale, koha e punës dhe pushimit, përfitimet e anëtarëve të sindikatës, etj., janë futur dhe kapituj të rinj në lidhje me Diskriminimin, dhunën dhe ngacmimin seksual në botën e punës ( Konventa C190 e ILO), mekanizmat e brendshëm për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve dhe ankesave në punë, subjektet sinjalizuese, barazia gjinore, liria dhe organizimi sindikal, formimi dhe trajnimi profesional dhe të drejta të tjera më specifike sipas sektorit.